giovedì 27 marzo 2025

 Faza 1: Ideimi dhe Planifikimi
– Udhëtimi Fillon!

Çdo ndërtesë fillon me një ide! 

Për këtë arsye, muaji tetor ishte i dedikuar brainstorming-ut dhe planifikimit. 

Në këtë fazë, ne:

✔ Diskutuam për llojet e ndërtesave dhe vendosëm që maketi ynë të përfaqësonte shkollën tonë.

✔ Hulumtuam për përdorimin e matematikës në arkitekturë dhe ndërtim.

✔ Analizuam strukturën e ndërtesave ekzistuese dhe kuptuam konceptet e gjeometrisë që fshiheshin pas tyre.

✔ U ndamë në grupe pune: arkitektët, matematikanët, ndërtuesit dhe dizajnuesit.

Moment i veçantë: Vendosja për llojin e maketit ishte një sfidë më vete! Fillimisht, idetë ishin të ndryshme, por kur sugjeruam që të ndërtonim një maket të shkollës tonë, të gjithë e pranuan me entuziazëm. 

Ishte një mënyrë për të përjetësuar vendin ku kalojmë vitet më të rëndësishme të jetës sonë.

Nessun commento:

Posta un commento

  Ky blog ka për qëllim të dokumentojë dhe të ndajë procesin e krijimit të maketit të shkollës sonë, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të ...