lunedì 24 marzo 2025


 Faza 3: Përzgjedhja e Materialeve – Eksperimentimi

Një ndërtim i suksesshëm varet nga materialet e përdorura. 

Në këtë muaj, ne:

✔ Testuam materiale të ndryshme, si karton të trashë, shkopinj druri, letër të fortë dhe plastika të ndryshme,polisterol.

✔ Krijuam prototipe të vogla për të parë se cili material ishte më i përshtatshmi.

✔ Analizuam faktorët si pesha, qëndrueshmëria dhe lehtësia e përdorimit të secilit material.

Moment i veçantë: Pas shumë eksperimentesh, vendosëm që për strukturën kryesore të përdorim polisterol , për dritaret plastike të hollë transparente, dhe për detajet shkopinj druri dhe ngjitës të posaçëm.

 Ishte një përvojë që na mësoi si të zgjedhim materialet në bazë të funksionalitetit dhe estetikës.


Nessun commento:

Posta un commento

  Ky blog ka për qëllim të dokumentojë dhe të ndajë procesin e krijimit të maketit të shkollës sonë, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të ...